Nëse keni menduar se një dush me ujë të ftohtë është zgjidhja për t’i shpëtuar vapës, e keni gabim. Sipas një raporti të publikuar në “TheGuardian”, larja me ujë të ftohtë gjatë verës, me qëllim që të mos kemi vapë, është mit dhe rezulton të jetë i gabuar.
Një dush i ftohtë mund të ndihmojë në ruajtjen e nxehtësisë së trupit, duke ngushtuar enët e gjakut. Ekspertët thonë se larja me ujë të ftohtë bën që gjaku të sillet më afër sipërfaqes së lëkurës, në mënyrë që të ruajë temperaturën.
Ndërsa, zhytja më e thellë në ujë të ftohtë, si për shembull noti në liqen, do ta freskojë trupin gradualisht, dushi i ftohtë ka tendencë ta japë këtë efket në mënyrë të vrullshme.
Për këtë arsye, dushi në ujë të vakët konsiderohet më i mirë pasi rrit rrjedhjen e gjakut nën lëkurë, duke nxitur rënien e temperaturës trupore.