A je ti një nga ato njerëzit që dukeni më të ri në moshë nga sa jeni realisht? Epo nëse je kështu, atëherë ka një lajm edhe më të mirë. Sipas një studimi, nëse ti dukesh më i ri në pamje, atëherë edhe organet jetësore reflektojnë të njëjtën gjë.
Sondazhi i kërkoi një paneli të pavarur prej 27 vetësh të vlerësonte moshën 2,679 personave të një moshe mesatare 66 vjeç bazuar në fotografitë e fytyrës dhe profileve të tyre.
Çdo vullnetari iu dha pastaj një rezultat i llogaritur nga diferenca midis moshës aktuale dhe moshës së dukshme. Nëse dikush, për shembull, dukej shtatë vjet më i ri, kishte 7 pikë. Sa më i lartë të jetë rezultati, sa më i ri të dukej i rrituri i fotografuar. Pastaj u vlerësua pesha e tyre, zakonet e pirjes së duhanit dhe gjendja shëndetësore.
Ata që dukeshin pesë vjet më të rinj performuan më mirë në testet e perceptimit, kishin 24% më pak të ngjarë të vuanin nga osteoporoza ose ishin 16% më pak të prirur të kishin nevojë për kirurgji ose për të patur humbje të dëgjimit.