Nuk i mjaftonte stërvitja në palestër. Ai donte më shumë, donte që muskujt e tij të ishin gjithnjë e më të fryrë. Nuk mjaftuan 60 centimetrat e perimetrit të bicepsit dhe gjokset e fryra.
Përveç ushtrimeve në palestër, braziliani Valdir Segato, 55 vjeç, i ndjekur shumë në TikTok me mbi 1 milion e gjysmë ndjekës, filloi gjithashtu të marrë një përzierje vaji, lidokaine dhe alkooli benzil kundër këshillës së çdo mjeku që është konsultuar dhe ai e pagoi me jetën e tij.
Ai vdiq në ditën kur mbushi 55 vjec. Braziliani i cili e kishte projektuar plotësisht veten në botën virtuale të rrjeteve sociale, aq sa u zhvendos i vetmuar në Ribeirao Preto, 300 km nga Sao Paulo, ku lindi dhe u rrit, për të trajnuar dhe për të prodhuar video përmbajtje në profilet e tij sociale.
Ata e quanin atë Hulk, Schwarzenegger ose He-Man. “Kjo më kënaq! Unë kam dyfishuar madhësinë e bicepsit tim, por dua të jem akoma më i madh”. Sepse nuk mjaftonte asnjëherë dhe për këtë iu drejtua edhe kimikateve që i injektonte direkt në muskuj.
“Mjekët më kanë këshilluar vazhdimisht të ndaloj përdorimin e kësaj substance, por është vendimi im, e bëj sepse unë e pëlqej atë”.
Megjithatë, trupi i tij nuk duroi gjatë. “Ishte rreth orës 6 të mëngjesit”, tregon një fqinj për gazetën braziliane “Globo”.
“Ai erdhi duke u zvarritur dhe trokiti në dritaren e nënës time. Ai trokiti disa herë derisa ajo u zgjua dhe tha: ‘Më ndihmo, më ndihmo se po vdes’.”
Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por trupi i tij nuk duroi dot gjatë. Trupi i tij i është nënshtruar autopsisë, por rezultatet nuk janë bërë ende të ditura.