Një dron turk UAV ka shkelur hapësirën ajrore kombëtare greke dhe më pas ka fluturuar mbi Levitha, në verilindje të Amorgos duke nxitur provokime ndaj shtetit helen.
Pak orë më pas, droni është shfaqur edhe dy herë të tjera në qiellin helen, përkatësisht rreth orës 9:24 dhe 11:01, ku është ngritur në lartësi të ndryshme.
Sipas mediave greke, Turqia vazhdon të provokojë dhe të nxisë përkeqësimin e marrëdhënieve greko-turke.