Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u kthye në Florida të hënën (12 qershor) për t’u paraqitur në këtë gjykatë federale të Majamit ditën e sotme dhe për t’u përballur me akuzat penale për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të sigurisë kombëtare pas largimit nga detyra dhe më pas gënjeu zyrtarët që u përpoqën t’i rifitoj ato.
Trump mbërriti në pronën e tij ‘Trump National Doral’ mes mbështetësve dhe protestuesve entuziastë.
Rasti shënon herën e parë që një president aktual apo ish-president përballet me akuza penale në një gjykatë federale. Trump po kandidon për President dhe aktualisht është kandidati kryesor në garën paraprake republikane.
Trump ruan pafajësinë e tij dhe e ka quajtur prokurorinë një gjueti shtrigash të motivuar politikisht. Ai pritet të deklarohet i pafajshëm dhe të luftojë akuzat në gjykatë.