Shqipëria karakterizohet nga temperatura jo shumë të larta gjatë këtyre ditëve për shkak të masave ajrore të freskëta që vijnë nga veriu, duke bërë që të jetë një periudhë ideale për plazh, por duket se nuk do të vijohet edhe gjatë kështu.
Mësohet se duke filluar nga pasditja e së premtes deri në dielën në mbrëmje, në zona të ndryshme të vendit do të vërehen reshje të moderuara shiu. Kështu, sot që prej orës 15:00 deri në mbrëmje priten reshje në pjesën më të madhe të vendit përveç veriut. Në zona të caktuara, reshjet do të shoqërohen edhe me rrufe.
Sipas Meteoalb, zona me reshjet më të dendura pritet pjesa malore mes Vlorës dhe Tepelenës, ndërkohë që gjatë bregut, duke filluar nga Velipoja deri në Ksamil, reshjet priten të jenë me intensitet shumë të ulët. Situata pritet të përmirësohet disi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërkohë që e shtuna do të nisë po ashtu me reshje, por kësaj radhe kryesisht në zonën Perëndimore të vendit duke përfshirë të gjithë bregun.
Moti pritet të përmirësohet ndjeshëm vetëm duke filluar nga orët e para të ditës së hënë, ndërkohë që temperaturat priten të freskëta