Djegia e Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm ka ndezur tensionet me Ankaranë. Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, lideri danezo-suedez i partisë politike të ekstremit të djathtë. Autoritetet turke i kërkuan Suedisë që të ndërmarrë hapa konkretë kundër islamofobisë. Demonstruesit të cilët ishin mbledhur përpara ambasadës turke në Stokholm valëvitën flamujt e grupeve të ndryshme kurde, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit e cila ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash kundër Turqisë.
Kjo parti konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi. Por indinjata e shkaktuar tek populli turk ka shkuar më tej kur ata kanë djegur një flamur suedez përpara konsullatës suedeze në përgjigje të djegies së Kuranit.
Disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Kuvajtin, denoncuan djegien e Kuranit. Protestat vijnë teksa Suedia kërkon anëtarësimin në NATO.