Nëse Pelé do të ishte gjallë, do të ishte i trishtuar për situatën aktuale të ekipit kombëtar brazilian. Kështu ka thënë djali i tij, Edinho.
“Kjo krizë nuk erdhi brenda natës, ka probleme të mëdha dhe komplekse. Ne po përjetojmë një rënie… kemi ende lojtarë të mëdhenj, por në të kaluarën kishim më shumë lojtarë të nivelit të lartë se sot. Nuk ka dyshim, nëse babai im do të ishte gjallë, do të ishte shumë i trishtuar”, tha Edinho.
“Seleçaos” po has shumë vështirësi në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke u renditur në vendin e gjashtë në renditjen e Amerikës së Jugut.
Ndërsa Brazili është pa Neymar, i cili është i lënduar.
Klubi historik i Pelesë, Santos, ra në kategorinë e dytë për herë të parë në historinë e tij 111-vjeçare.