Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një tubim fetar për të shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed në një provincë të Pakistanit.
“Duket një sulm vetëvrasës”, tha një oficer i policisë lokale ndërsa theksoi se autori hodhi veten në erë.
Ngjarja ndodhi në provincën jugperëndimore të Balochistanit ku edhe në të kaluarën ka qenë shënjestër i sulmeve nga militantët islamikë dhe separatistë.