Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë ka shtuar pozicionet e punës në të cilat punëtorët janë qëndrojnë për orë të tëra para kompjuterit. Shumica nga ne nuk kanë një qëndrim korrekt para ekranit që shpesh shkakton dhimbje sysh apo koke, dhimbje shpine, lodhje.
Të gjitha këto mund t’i shmangim vetëm duke mësuar se si të mbajmë qëndrimin e duhur para kompjuterit.
Në karrige duhet të qëndrojmë drejt dhe të mbështetemi në të, në mënyrë që koka dhe trupi të jenë në vijë të drejtë. Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë në të njëjtën lartësi me sytë. Krahët i mbështetim në tryezën e punës me bërrylat e përthyer.
Mbështetim shputat e këmbëve në tokë dhe i përthyejmë gjunjët.
Nuk duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë para kompjuterit, aq sa të na lodhen sytë. Këshillohet që, pas 1 ore punë në kompjuter, të bëhet një pushim 10-15 minuta. Më pas, mund të vazhdojmë punën përsëri.
Duhet të ruajmë një largësi 50-70 cm nga ekrani.