Ka disa sëmundje të cilat nuk kanë shenja të dukshme përpara se të arrijnë në stade terminale. I tillë është edhe kanceri i veshkave. Shpesh, ai është i vështirë për t’u dalluar, sepse nuk ka simptoma të dukshme. Megjithatë, mjekët thonë se ka disa shenja që mund t’i vini re.
Shenja më e zakonshme është prania e gjakut në urinë. Jo gjithmonë bëhet fjalë për kancer, por është një indicie për të kryer një kontroll mjekësor.
Ndërsa një nga treguesit jo shumë të shpeshtë është djersitja e tepërt, sidomos gjatë natës, e cila mund të shoqërohet me temperaturë të lartë e për rrjedhojë ethe.
Simptoma të tjera ndaj të cilave duhet të tregoheni vigjilentë, janë:
·Ënjtje në shpinë, brinjë ose qafë
·Dhimbje e vazhdueshme midis brinjëve dhe belit
·Humbja e oreksit
·Humbja e pavullnetshme e peshës
·Mungesë energjie