Një studim i fundit ka hulumtuar lidhjen midis konsumimit të frutave, perimeve, frutave të thata dhe bishtajoreve në sasi të ndryshme dhe rrezikut të prekjes nga kanceri kolorektal.
Sipas këtij studimi, ndjekja e një diete të shëndetshme të bazuar në bimë zvogëlon me 22% mundësinë e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë tek meshkujt.
Dieta vegjetariane ul rrezikun e sulmeve në zemër dhe diabetit të tipit 2.
Një dietë e tillë që përfshin pjesë të mëdha të ushqimeve të shëndetshme me bazë bimore mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga kanceri i zorrëve deri në një të pestën.