Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen të premten është pritur në takim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden me të cilin ka biseduar për shumë çështje, pa e harruar edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Von Der Leyen në konferencën e mbajtur për media pas takimit që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë është shprehur se është shumë i rëndësishëm fakti se dialogu po vazhdon dhe se ka përkrahjen e plotë edhe të SHBA-së edhe të Bashkimit Evropian.
“E kemi prekur këtë temë shkurtimisht. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga BE dhe SHBA”, ka thënë Von Der Leyen.