Dhjetëra persona humbën jetën ndërsa 200 të tjerë u plagosën pas operacionit ushtarak nga Azerbajxhani në rajonin e Nagorno-Karabakut. Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan tha se Nagorno-Karabaku është pjesë e territorit sovran të Azerbajxhanit dhe imponimi i një statusi tjetër për rajonin separatist është i papranueshëm.
Rusia ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Nagorno-Karabakh. Azerbajxhani dhe Armenia fillimisht hynë në luftë në fillim të viteve 1990 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Më pas, në vitin 2020, Azerbajxhani rimori zonat rreth Nagorno-Karabakh-ut, ndërsa më pas ra dakord për një armëpushim të monitoruar nga paqeruajtësit rusë.