Televizioni Agon Channel fiton përfundimisht përballjen me qeverinë shqiptare. Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti. Sipas vendimit të Arbitrazhit, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë t’i paguajë 108 mln dollarë.
Vendimi është marrë më 29 mars, ku trupa gjykuese e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë duke e cilësuar qartazi pa baza ligjore. Sipas argumenteve të gjykatës, në kërkesën e Shqipërisë nuk ishte vërtetuar se kishte ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.
Sikur të mos mjaftonte shuma pre prej 110 milionë euro të vendosura në vendimin e pare si dëmshpërblim, shtetit shqiptar i shtohet edhe detyrimi prej 145 mijë euro si detyrime për rihapjen e çështjes.
Ndaj tij organi i Prokurorisë shqiptare caktoi akuzën për evazion fiskal, por ato u hodhën poshtë. Becchetti akuzonte se sulmi ndaj tij kishte prapavijë politike për shkak të qëndrimit kritik të televizionit Agon Channel ndaj qeverisë në pushtet.