Dihet që shëndeti i zemrës kalon (edhe) nga pjata.
Ushqime të tilla si perimet me gjethe jeshile, drithërat, peshku, arrat, vajrat vegjetale, frutat e plota, mishi pa dhjamë, fasulet dhe bishtajore janë disa nga forca të blinduara të shëndetit tonë natyral kardiovaskular të përfshira në dietat tona.
E megjithatë, “shumë nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e dietës së tyre derisa shfaqin simptoma kardiovaskulare”, thekson Dr. Khaled Dajani, Kardiolog në Qendrën Mjekësore Universitare Loyola në Çikago.
Ai shton se adoptimi i një diete që mbron zemrën gjatë viteve është çelësi për të arritur jetëgjatësi me shëndet të mirë.