Lënia e duhanit mund t’u japë pacientëve me sëmundje të zemrës pothuajse 5 vite më shumë jetë, sipas një studimi të ri.
“Lënia e duhanit duket të jetë po aq efektive sa marrja e tre medikamenteve për parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru tek njerëzit që kanë pasur një atak në zemër në të kaluarën ose operacion për hapjen e arterieve të bllokuara”, tha Dr. Tinka van Trier nga Qendra Mjekësore Universitare e Amsterdamit.
Hulumtimi i ri përfshin rreth 1,000 pacientë të moshës 45 vjeç e lart, të cilët kanë mbetur duhanpirës për të paktën 6 muaj pas një ataku në zemër.
Studiuesit përdorën ‘’modelimin’’ për të vlerësuar numrin e viteve që njerëzit që lënë duhanin do të fitonin pa pasur një atak në zemër – ose nëse do të vazhdonin duhanin dhe do të merrnin tre ilaçe për të parandaluar sëmundjet e zemrës.
Ndalimi i pirjes së duhanit siguroi një fitim prej 4.81 vitesh pa sulm në zemër ose goditje në tru.