Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjashtuar nga partia, pas komenteve që bëri për fundosjen e anijes me emigrantë. Deputeti në fjalë i akuzoi emigrantët për vjedhje, në një kohë ku dhjetëra viktima u shkaktuan pas fundosjes së varkës.
Partia e Mitsotakis e përjashtoi menjëherë deputetin.
“Mendimet, sikurse ato të shprehura nga Spilios Kriketos nuk kanë vend në partinë tonë. Deklarata të urrejtjes dhe raciste nuk janë pjesë e vlerave të partisë sonë”, u tha në deklaratën e partisë.