Një infermiere në Britaninë e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtatë foshnjave të porsalindura dhe tentativën për të vrarë gjashtë të tjerë.
“Kjo ishte një fushatë mizore, e planifikuar dhe cinike e vrasjes së fëmijëve”, tha gjykatësi.
Dënimi i Lucy Letby në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit shënon fundin e një përpjekjeje shumëvjeçare për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së 7 fishnjave në Spitalin Countess of Chester, në Chester, Angli, midis 2015 dhe 2016.