Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis, në një intervistë televizive u ndal tek mashtrimi që bëjnë tregtarët me karburantet.
Sikur të mos mjaftonte çmimi tepër i lartë, tregtarët po mashtrojnë qytetarët edhe karburante jo cilësore.
Sa i përket pikave të karburantit, Georgiadis theksoi se janë vendosur shumë gjoba për pikat e karburantit për përfitime. Lidhur me falsifikimin e karburanteve, ministri theksoi se:
“Tashmë dy pika karburanti janë mbyllur për falsifikim, megjithatë falsifikimi i karburantit është jashtëzakonisht i vështirë për t’u zbuluar dhe në fakt duhet të ketë më shumë se 50% falsifikim për tu kapur nga kontrollet teknike të Autoriteteve. Pra, nëse një pronar karburanti kryen mashtrim 40% , autoritetet nuk mund ta kapin atë! Teknologjia e falsifikimit është shumë më përpara se sistemet e kontrollit.”
Gjithashtu, ministri i Zhvillimit dhe Investimeve zbuloi se makina ministrore është dëmtuar nga benzina e falsifikuar. Siç u shpreh ai:
“Më ka ndodhur edhe mua që në makinën e ministrit të kenë futur benzinë të falsifikuar, kemi bërë kontroll dhe karburanti ka dalë mirë!”.