Katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 9 mijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Zelandën e Re për shkak të ciklonit ‘Gabrielle’. Përmbytjet e fuqishme kanë shkaktuar dëme në bagëti dhe tokat bujqësore ndërsa qindra shtëpi janë shkatërruar.
Rreth 3 mijë persona janë vendosur në strehimore të përkohshme. Mbrojtja ka vendosur mbi 700 personel së bashku me katër avionë, shtatë helikopterë dhe dy anije për të ndihmuar në shpëtimin e atyre që janë bllokuar nga përmbytjet dhe për të ofruar furnizime thelbësore në qytetet e izoluara.
Shërbimi meteorologjik raporton se cikloni ‘Gabrielle’ është drejtuar në lindje të vendit. Fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare kanë rifilluar edhe pse shërbimet mund të jenë të kufizuara për shkak të motit të keq në vende të tjera.