West Hem ka konfirmuar se Declan Rice do të largohet nga klubi. Çekiçët do të përfitojnë nga shitja e kapitenit 122 milionë euro, një shumë kjo rekord. Mesfushori 24 vjeçar në një letër të hapur për tifozët e West Hem u tha lamtumirë fansave të ekipit.
Kapiteni udhëhoqi ekipin angelz në fitimin e Ligës së Konferencës muajin e shkuar, me klubin që mori trofeun e parë europian që nga viti 1965. Bashkëpronari i skuadrës angleze Devid Sulivan tha se nuk ishte dëshira e drejtuesve ta largonin 24 vjeçarin, por ata pranuan kur ai u tha se dëshironte një sfidë të re.
Rice luajti në total 245 ndeshje për ekipin dhe menaxheri David Mojes ishte i trishtuar kur e pa atë të largohej. Futbollisti i përfaqësueses angleze do të vazhdojë karrierën e tij tek Arsenali.
Mes të dyja klubeve është arritur akordi raporton Sky Sports dhe mesfushori ka kaluar vizitat mjekësore. Rekordi për blerjen më të shtrenjtë në Britani mbahet nga Çelsi, që pagoi 125 milionë euro te Benfika për Enco Fernandez në janar.