Policia daneze po forcon kontrollet kufitare pas djegies së fundit të Kuranit që kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë ministria e drejtësisë.
“Autoritetet kanë arritur sot në përfundimin se është e nevojshme në këtë kohë të rritet fokusi se kush po hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’i përgjigjet kërcënimeve specifike dhe aktuale,” tha ministria daneze në një deklaratë.
Kontrollet më të forta kufitare fillimisht do të jenë në fuqi deri më 10 gusht.
Aktivistët e ekstremit të djathtë në Danimarkë dhe Suedi kanë djegur dhe dëmtuar disa kopje të librit të shenjtë mysliman gjatë muajve të fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkojnë që qeveritë të ndalojnë akte të tilla.