Mosha konfirmohet thjeshtë një numër për Cristiano Ronaldon. 38-vjeçari tregoi edhe njëherë se cilësitë para portës nuk i kanë humbur, për të qenë lojtari më rezultativ gjatë vitit 2023. Ronaldo realizoi dopietë golash në fitoren që Al Nassr regjistroi 5-2 përballë Al Ittihad, për tu ngjitur në kuotën e 53 golave.
Në derbin kundër ish-shokut të skuadrës, Karim Benzema, portugezi luajti takimin numër 58 mes kombëtares dhe klubit, ku ka regjistruar edhe 15 asistime. Në këtë renditje speciale, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid parakalon ‘bombera’ si Harry Kane dhe Kylian Mbappe që e mbyllën vitin 2023 me 52 festime golash.
Ronaldo ka shndërruar 100% në gol penalltitë e goditura. Efikasiteti para portës është kurorëzuar edhe me 3 çmime si lojtari i muajit në Arabinë Saudite. Gjatë këtij viti, ai plotësoi numrin 200 të paraqitjeve me kombëtaren e Portugalisë, ku ndihmoi në kualifikimin në Euro2024, për tu bërë golashënuesi më i mirë i ekipit.