Ronaldo, nga dita e djeshme, është bërë pjesë e klubit arab të futbollit “Al Nassr”.
Futbollisti së bashku me familjen e tij udhëtuan në Arabinë Saudite, e cila do të jetë shtëpia e tyre për dy vitet e ardhshme.
Mirëpo ajo që ka vënë në lëvizje mediat është fakti se sa do të përshtatet çifti me ligjet strikte të Arabisë. Kjo për shkak se Ronaldo dhe Georgina nuk janë të martuar, ndërsa ligjet në vend nuk e lejojnë bashkëjetesën.
Klubi “Al Nassr” ndërkohë po mundohet të gjejë një zgjidhje për këtë situatë të pazakontë.
Nga ana tjetër përflitej se Cristiano dhe Georgina nuk i kishin punët mirë me njëri-tjetrin. Kjo u vu re në një video që modelja postoi teksa i dhuronte partnerit të saj një Rolls Royce. Fansat aluduan menjëherë se nuk kishte më kimi mes tyre dhe se ata qëndronin bashkë vetëm për përfitimet që kishin si çift nga reklamat.
“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash. dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.