Cristiano Ronaldo realizoi një gol të bukur duke ndihmuar skuadrën e tij Al-Nasr që të përmbyste rivalet e Al Shabab e të fitonte 3-2. Suksesi bëri që skuadra e Al-Ittihad të shtynte festimet për titullin kampion.
Sërish Al-Ittihad mbetet favorit për të fituar titullin ndërsa kanë ngelur dhe dy sfida deri në përfundim të sezonit, ndërsa mposhti Al-Batin.
Klubi nga Jeddah mbetet në krye të ligës me 66 pikë, tre më shumë se Al-Nassr ndërsa ka avantazhin e përballjeve direkte. Për Al Shabab realizoi dy gola Cristian Guanca në 40 minutat e para.
Por për vendasit shpresat i ktheu Taliska. Golin e barazimit e realizoi në të 51 rrjetën e barazimit. Tetë minuta më pas, Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores. Ky ishe goli i 14-të në për portugezin që kur u bë pjesë e ekipit saudit.