Rritja e rasteve të COVID e reflektuar në monitorimin e ujërave të zeza në mbarë botën, ka shtyrë disa shkencëtarë të mendojnë se koronavirusi po shënjestron sistemin tretës tek njerëzit.
Viruset e stomakut gjenden në sasi të mëdha tek mbetjet fekale të individëve të infektuar. Marc Johnson, profesor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë Molekulare në Universitetin e Misurit, shpjegoi se ishte vënë re një rritje drastike e rasteve të Covid të diktuara përmes mbetjeve në ujërat e zeza në Europë.
Shumë prej nesh po mendonim se cili ishte shpjegimi më i mundshëm”, u shpreh ai, duke shtuar se ka shumë gjasa që varianti i ri dominues JN.1 i Covid të jetë më i përqendruar te zorrët.