Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 321 testime për Covid-19, nga të cilët 89 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Për fat të mirë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete, dhe se janë shëruar 179 pacientë me Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:
30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet.
Janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 179
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 321
Testime totale 1,942,526
Raste pozitive 321,893
Raste të shëruara 314,991
Raste Aktive 3,331
Humbje jete 3,571
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,271
Fier 512
Durrës 310
Vlorë 301
Gjirokastër 186
Berat 152
Korçë 137
Lezhë 132
Shkodër 132
Elbasan 124
Dibër 47
Kukës 27