Një trupë gjyqtarësh shqiptarë do të vendosin drejtësi në duelin e Conference League mes Fiorentinës dhe Sivaspor. Enea Jorgji është i përzgjedhuri i UEFA-s për këtë përballje, me 38-vjeçarin që do të vendos drejtësi në duelin e “Artemio Frankit”. Në ndihmë të Jorgjit do të jenë dyshja, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Një vlerësim maksimal për gjyqtarët shqiptarë, të cilët nuk e kanë eksperiencën e parë në arenën Europiane.
“Vjolët” sfidojnë turqit këtë të enjte, me takimin që nis nga ora 21:00. Fiorentina niset favorite në këtë duel, me italianët që kanë mundësinë e madhe për të kaluar në turin tjetër të kompeticionit të tretë të UEFA-s. Italianët kanë një bilanc pozitiv ndaj skuadrave turke, me 5 fitore dhe një humbje. Në krahun tjetër, Sivaspor ka treguar një forcë në sulm, duke gjetur rrjetën në 13 ndeshjet e fundit.