Fiorentina mori fitoren e nëntë radhazi në Konference League. Djemtë e drejtuar nga Vincenzo Italiano mposhtën në transfertë 4-1 skuadrën e Lech Poznan dhe hedhin një hap me rëndësi drejt gjysmëfinales së kompeticionit.
“Vjollcët” e nisën mirë sfidën dhe kaluan në avantazh me Kabral pas 4 minutash lojë. Velde barazoi në minutën e 20’.
Por në të 41’, Gonzalez i dha avantazhin italianëve.
Në pjesën e dytë, “Vjollcët” shënuan edhe dy herë të tjera me Bonaventura në të 58 dhe Ikone pesë minuta më pas. Me kualifikimin shumë afër, Fiorentina do të përballet në gjysmëfinalen e Conference League, me fituesit e çiftit Bazel-Nis. Takimi i parë mes tyre përfundoi në barazim 2-2.
Për zviceranët Amduni realizoi dopietë në të 26 dhe 71, ndërsa për francezët Malfi. Për Bazelin, nga minuta e parë luajti Taulant Xhaka. Në takimin tjetër, Anderlecht mundi në shtëpi Alkmaar me rezultatin 2-0. Golat për belgët u realizuan nga Jose Mourinho dhe Majeed Ashimeru.