Rusia ka kapur disa nga armët dhe pajisjet e siguruara nga SHBA dhe NATO lënë në fushën e betejës në Ukrainë dhe i ka dërguar ato në Iran. Kështu shkruan CNN, duke theksuar se një gjë e tillë nuk është hera e parë që ka ndodhur. Thuhet se kjo po bëhet me qëllim që Irani t’i modifikojë këto armë dhe më pas t’ia japë sërish Rusisë për të vijuar agresionin e saj kundrejt Ukrainës.
Rusia beson se sigurimi i armëve perëndimore për Iranin do të nxisë Teheranin që të ruajë mbështetjen e tij për luftën e Kremlinit në Ukrainë. Nga ana tjetër, zyrtarët e SHBA nuk besojnë se çështja është e përhapur apo sistematike dhe ushtria ukrainase e ka praktikë punëe që nga fillimi i luftës t’i raportojë Pentagonit çdo humbje të pajisjeve të siguruara nga SHBA. Megjithatë, zyrtarët e SHBA pranojnë se çështja është e vështirë për t’u gjurmuar.
Nuk është e qartë nëse Irani ka arritur që të modifikojë me sukses ndonjë armë të SHBA-së të marrë në Ukrainë, por Teherani është provuar mjaft i aftë në zhvillimin e sistemeve të armëve bazuar në pajisjet e SHBA-së.
Një armë kyçe në inventarin e Iranit, raketa e drejtuar kundër tankeve Toophan, u prodhua nga raketa amerikane BGM-71 TOË në vitet 1970. Iranianët gjithashtu ndërhynë në një dron të prodhuar në SHBA në vitin 2011, një Lockheed Martin RQ-170 “Sentinel”, dhe e modifikuan atë për të krijuar një dron të ri.