Lotaria kryesore në SHBA, ka më shumë se 3 muaj pa një fitues. Lajmi i mirë për shtetasit amerikanë është se shorti i kësaj fundjave regjistron shumën më të madhe që bota ka parë ndonjëherë.
Xhekpoti i Powerball i reklamuar për ditën e shtunë kap vlerën e çmendur prej 1.6 miliardë dollarë. Kjo është vlera e dytë më e madhe e publikuar nga Powerball, pasi në vitin 2016 u shënuar rekordi i lotarisë prej 1.59 miliardë dollarësh i cili u nda mes tre lojtarëve.
Sipas Powerball, shanset për ta fituar xhekpotin janë 1 në 292 milionë njerëz. Kjo lojë e ka zanafillën që në vitin 1992 dhe luhet në 45 shtete amerikane, në Uashington, territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujt e Virgjër.