Manchester City mori një fitore të lehtë ndaj Aston Villa në stadiumin “Etihad”. Ndeshja u vendos në pjesën e parë me “Citizens” që e nisën sfidën me vrull. Pas katër minutash lojë, erdhi goli i parë nga Rodri.
Skuadra e Guardiolës dominoi sfidën dhe në të 39’ festoi golin e dytë me autor Gündogan, i asistuar nga Haaland.
Në mbyllje të pjesës së parë, Mahrez e çoi rezultatin në 3-0, duke shënuar pas penalltisë së fituar nga Jack Grealish. Miqtë gjetën golin në minutën e 61 të lojës me Ollie Watkins, duke ringjallur takimin.
Skuadra e Emery shpresoi te përmbysja, por vendasit menaxhuan mirë avantazhin dhe u vunë në rrezik vetëm në shtesë, pas traversës së Duran. Siti shkon në 48 pikë, 3 larg Arsenalit që ka 1 ndeshje më pak, ndërsa Aston Villa ngelet në kuotën e 28 pikëve. Manchester United mori hak ndaj Leeds pas barazimit 2-2 në “Old Trafford” më 8 shkurt, duke fituar në 2-0 në “Elland Road”.
“Djajtë e kuq” kontrolluan 70% të lojës, ndërsa u ndie mungesa e Casemiro në mesfushë. Goli i parë erdhi në minutën e 80 me Rashford. Pesë minuta më pas, Garnacho vulosi fitoren.
United ngjitet në kuotën e 46 pikëve, pas 23 ndeshjesh të luajtura.