Manchester City është kualifikuar në raundin e katërt të Carabao Cup. “Qytetarët” mundën Chelsea në shtëpi me rezultatin 2-0.
Riyad Mahrez realizoi në minutën e 53 me një goditje dënimi golin e parë. Pesë minuta më pas Julian Alvarez e çoi rezultatin në 2-0. “Blutë” e Londrës nuk arritën të reagonin, ndërsa po kalojnë një moment mjaft të vështirë.
Skuadra e drejtuar nga Graham Potter nuk ka fituar në Britani një ndeshje që nga muaji tetor. Nga minuta e parë e lojës e nisi edhe Armando Broja, i cili u zëvendësua nga Mason Mount në minutën e 68 të lojës. Në raundin e tretë të Carabao Cup u eliminuan edhe skuadrat e Tottenham dhe të Arsenalit.
‘Spërsat’ u mundën nga Nottingham Forest 2-0, me gola të Lodit në të 50 dhe të Lingard 7 minuta më pas. Ndërsa “Topçinjtë” u mposhtën në shtëpi 1-3 nga Braiton. Eddie Nketiah kaloi vendasit në avantazh në të 20’, por shtatë minuta më pas barazoi Uelbek. Kaoru Mitoma shënoi golin e dytë për Braiton në të 58, ndërsa Tariq Lamptey vulosi fitoren pas 13 minutash.