Një ciklon tropikal ka prekur një pjesë të madhe të Brazilit jugor. Deri më tani sipas mediave vendase kanë ndërruar jetë 36 persona ndërkohë që mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.
Cikloni tropikal ka goditur më shumë se 60 qytete në jug të Brazilit. Infrastruktura në këto qytete pothuajse është shkatërruar plotësisht pasi lumenjtë dolën nga shtati.
Sipas meteorologëve, ky ciklon që ka prekur Brazilin është më i fuqishmi ndonjëherë. Kjo është fatkeqësia e fundit që ka kapluar Brazilin, pasi disa muaj më parë më shumë se 50 persona ndërruan jetë si pasojë e rrëshqitjes së dherave.