Organizata Ndërkombëtare e Çiklizmit (UCI) ka njoftuar kthimin e menjëhershëm të çiklistëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare.
Çiklistët rusë dhe bjellorusë u pezulluan nga momenti kur filloi agresioni rus kundër Ukrainës, dhe tani UCI ka njoftuar kthimin e tyre nën një flamur neutral, raporton francezi L’Equipe.
“Kthimi do të bëhet i mundur në kushte strikte”, njoftoi UCI, e cila refuzoi të përfshijë garat në Rusi dhe Bjellorusi në kalendarin e saj.
Gjithashtu u njoftua se do të respektojnë rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që do të thotë se atletët nuk duhet të përfshihen apo të lidhen me Federatën Ruse dhe Republikën e Bjellorusisë.
Çiklizmi kështu iu bashkua gjuajtjes me hark, skermës, xhudo, kanoe, pentathlon modern, pingpong, mundje, taekwondo dhe triathlon, gjë që lejoi atletët rusë dhe bjellorusë të kthehen, transmeton Hina.