Kansas City Chiefs bëhet ekipi kampion i NFL-së për herë të dytë në katër vite, pasi mori një fitore emocionuese, me rezultatin 38-35 ndaj Philadelphia Eagles.
Chiefs ishin në disavanazh në pjesën më të madhe të edicionit të 57 të Super Bowl dhe u futën në fushë në periodën e katërt me rezultatin 27-21. Por pavarësisht se vuante një dëmtim në kyçin e këmbës, qendërmbrojtësi Patrick Mahomes dhe trajneri veteran Andy Reid arritën që të përmbysnin rezultatin.
Mahomes, i cili u vlerësua për herë të dytë me titullin “Lojtari më i mirë i sezonit” javën e kaluar, dha pasime për touchdown për Kadarius Toney dhe Skai Moore duke kaluar skuadrën nga Kansas në avantazh për herë të parë.
Eagles barazoi i frymëzuar nga qendërmbrojtësi Xhalin Hurts. Por Mahomes bëri diferencën përsëri duke siguruar një goditje nga 24 metra për Harrison Butker që realizoi pikë nga një gjuajtje- fushe.
Performanca e Mahomes e bën 27-vjeçarin lojtarin e parë që nga viti 1999 që fitoi çmimet “Lojtari më i mirë i sezonit”, “Lojtari më i mirë i Superboul” dhe finalen e Super Bowl.