Manchester City e nis me spektakël dhe përmbysje mbrojtjen e titullit në Champions League. Anglezët triumfuan 3-1 ndaj Crvena Zvezdës, që i rezistoi furisë së skuadrës së Pep Guardiolës për vetëm një pjesë loje. Ashtu siç edhe pritej, serbët nuk e kishin aspak të lehtë në “Etihad Stadium”. Osman Bukari theu mbrojtjen e Cityt për të dërguar në avantazhin minimal serbët në dhomat e zhveshjeve. Një gol që natyrisht shtoi efikasitetin e anglezëve, që në pjesën e parë kishin tentuar 22 herë portën kundërshtare.
Në aksionin e radhës, Julian Alvarez ktheu shpresat e Cityt me këtë gol tepër të bukur. Plot besim, kampionët e Ligës së Kampionëve shënuan edhe dy herë të tjera për të marrë 3 pikë dhe kryesuar grupin G së bashku me Lajpzig. Debutim për tu harruar për Arbnor Mujën në Champions League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare qëndroi për 83 minuta në fushë, në humbjen që Antverp pësoi nga Barcelona. Spanjollët fituan 5-0 në një duel ku diferencën e bëri Zhoa Feliks me një dopietë golash.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Porto mori tre pikët në fushën e Shaktarit të Donetskit. PSG tregon forcën ndaj Borussia Dortmund falë edhe Kylian Mbappe. Francezi shënoi në fitoren 2-0 përballë gjermanëve për të hedhur kështu kandidaturën për të tentuar titullin në fund të sezonit. Ndaj Dortmund gjeti rrugën e rrjetës edhe Hakimi, për të rritur besimin në radhët e ekipit të Luis Enrique. Përballja tjetër e grupit u mbyll në barazim pa gola, mes Milanit dhe New Castell.
Fitore 2-0 shënoi Feyenoord në shtëpi përballë Swlltik, kjo e ndikuar edhe nga fakti që skocezët e mbyllën sfidën me 9 futbollistë pas dy kartonave të kuq. Në total 23 gola në 8 sfidat e para, me një mesatare prej thuajse 3 golash në çdo 90 minuta.