Shpesh ndjejmë nevojën për të konsumuar sheqerna dhe ëmbëlsira. Por ndonjëherë na bëhet ves dhe hamë sheqer edhe pse trupi ndoshta kërkon diçka tjetër që mund ta zëvendësojë.
Për të shmangur konsumin e tepërt të sheqernave dhe ëmbëlsirave zgjidhni të konsumoni fruta të thata, fara ose ujë.
Frutat po ashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Manaferrat, mjedrat dhe boronicat përpos lëndëve ushqyese që përmbajnë, mund të jenë dhe një alternativë për të zëvendësuar sheqernat.