Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës. Por gjithashtu, zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.
Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi. Rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi.
Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni do të pësoni patjetër një atak në zemër apo ishemi.
Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.