SpaceX dhe NASA kanë anuluar lëshimin e një astronauti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pasi u vërejt një problem me sistemin tokësor të raketës.
Kur kishin mbetur vetëm 2 minuta nga nisja e numërimit mbrapsht, lëshimi u anulua për shkak të një problemi të lidhur me lëngun e ndezjes TEA-TEB, i cili përdoret për të ndezur motorët e raketave të SpaceX Falcon 9.
NASA tha se tani do të kërkojë të nisë misionin SpaceX Crew-6 në orën 12:34, 2 mars “në pritje të zgjidhjes së çështjes teknike që pengon lëshimin.” Kjo datë u vendos për shkak se të martën ishte parashikuar një mot i pafavorshëm.
Raketa SpaceX Falcon 9 dhe kapsula Crew Dragon u caktuan të ngrihen nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Kejp Kanaveral, Florida, në orën 1:45 të së hënës. Mirëpo, lëshimi u ndalua nga inxhinierët që mbikëqyrin sistemet tokësore me më pak se 2 minuta të mbetura.
Ky mision pritet të shënojë fluturimin e shtatë të astronautëve që SpaceX ka kryer në emër të NASA-s që nga viti 2020.
Ekipi Creë-6 që do të niset në kapsulën SpaceX përfshin astronautët e NASA-s Stephen Bowen, një veteran i tre misioneve të anijes kozmike, dhe fluturuesi i parë Warren Hoburg, si dhe Sultan Alneyadi, i cili do të jetë astronauti i dytë nga UAE që ka udhëtuar në hapësirë dhe kozmonauti rus Andrey Fedyaev.
Sapo Bowen, Hoburg, Fedyaev dhe Alneyadi të hipin në ISS, ata do të punojnë për të marrë përsipër operacionet nga astronautët e SpaceX Creë-5 që arritën në stacionin hapësinor në tetor 2022.
Ata pritet të kalojnë deri në gjashtë muaj në bordin e laboratorit të orbitës, duke kryer eksperimente shkencore dhe duke mbajtur stacionin dy dekadësh të vjetër.