Vjeshta është sezoni kur të gjithë futemi në një gjendje gripale dhe teshtijmë gjatë gjithë kohës. Ndoshta disa prej nesh e dinë që kur teshtijmë zemra ndalon së punuarit, edhe pse ky fakt vështirë të besohet.
Teshtitja është mënyra e trupit tonë për të nxjerrë jashtë traktit respirator lëndë të huaja, siç janë pluhuri ose poleni. Gjatë teshtitjes, zemra mund të ndalojë, por gjithashtu mund të pushojë.
Kardiologu Kenneth Mayuga shpjegon se çfarë ndodh me zemrën tonë kur teshtijmë. E para, ka një ndryshim kur zemra pushon dhe kur zemra ndalon së punuari.
Kur flasim për “arrest kardiak” në terma mjekësorë, në përgjithësi nënkuptojmë një pauzë që zgjat të paktën 3 sekonda. Teshtitja, si një funksion normal i trupit, nuk shkakton pauza të gjata. Pra, nuk bën që zemra të ndalet.
Teshtima vetëm ngadalëson punën e zemrës.
“Ritmi i zemrës prishet për momentin kur teshtijmë, por zemra nuk ndalet. Sidoqoftë, ekziston një paralajmërim i caktuar. Disa njerëz përjetojnë një fenomen të quajtur “sinkopa e teshtitjes”. Sinkopa është të fikët dhe kur ndodh, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të personit që teshtin bien aq ulët sa që personi mund të ndihet i trullosur apo i bie të fikët. Një dukuri e tillë është shumë e rrallë, edhe në mesin e njerëzve që kanë sinkopë”, sqaron mjeku kardiolog.