“Ksou-Ksou” është aplikacioni më i ri që largon mushkonjat. Sipas SKAI, krijuesi i aplikacionit, 26-vjeçari Christos Apostolos, deklaroi se me anë të aplikacionit krijohet një mburojë lokale 3X3 që do ju mbrojë nga mushkonjat.”
Me aplikacionin krijohet një mburojë lokale 3X3 që mbron nga mushkonjat. Harrojeni “gjarpërin” dhe insekticidin dhe kapni celularin për të hequr qafe mushkonjat falë aplikacionit”, tha ai.
Aplikacioni, i quajtur “Ksou-Ksou”, bazohet në kërkimet 5-vjeçare dhe ka aftësi të largojë mushkonjat përmes frekuencave që mund të variojnë nga 12 në 200 HZ. Apostolos shpjegoi se veshi i njeriut nuk i percepton këto frekuenca dhe nëse mund të kuptojmë diçka nga 100 Hz e më gjerë, mund të ulim volumin e celularit.
“Ka një shumëllojshmëri frekuencash sepse ka shumë faktorë ekzogjenë si temperatura, lagështia dhe ajri. Të gjitha aplikacionet e mia janë falas”, theksoi ai.