Vera është stina kur ne jemi më shumë të ekspozuar në diell. Rrjedhimisht, temperaturat e larta na shkaktojmë dehidratim. Në kushte të tilla duhet të dimë se çfarë të konsumojmë për të qëndruar të freskët.
Uji
Përpiquni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë. Uji duhet pirë në varësi të peshës trupore thonë ekspertët. Nëse njeriu peshon 60 kg, duhet të pijë 2 litra ujë në ditë.
Pijet energjike
Shmangni pijet energjike të cilat janë të pasura me sheqer dhe kafeinë. Këto pije rrisin rrezikun e komplikacioneve kardiake, dridhjeve, nervozizmit, ishemisë, marramendjes e të tjerë.
Fruta dhe perime
Frutat dhe perimet përmbajnë shumë ujë, ndaj ngrënia e tyre siguron që organizmi të jetë i hidratuar. Nëse planifikoni të qëndroni më shumë në diell, sigurohuni që të merrni me vete shumë fruta dhe perime.
Mos pini ujë vetëm kur jeni të etur
Dehidratimi ndodh shumë shpejt në verë. Kjo është arsyeja përse nuk duhet të prisni etjen që të pini ujë. Konsumoni ujë rregullisht gjatë ditës.