Çfarë duhet të bësh nëse gjërat janë ftohur në dhomën e gjumit? Terapisti i marrëdhënieve Peter Saddington zbulon se si të rifitoni intimitetin me partnerin tuaj.
Flisni për çdo problem
Duket se gjërat funksionojnë mirë pa menduar vërtet për këtë. Pastaj, kur fillon të shkojë keq, nuk di si të flasësh për të, kështu që situata arrin në një pikë ku ke ngecur dhe nuk di si ta përballosh. Faza e parë në trajtimin e kësaj është që çdo person të kalojë disa ditë duke menduar se ku është problemi dhe pastaj të pranojë të ulen së bashku për një diskutim. Mendo kështu: «Mendoj se ky është problemi, dhe kështu ndikon te unë.» Nga kjo del mundësia për t’i shkuar vërtet në zemër çështjes dhe për të gjetur një zgjidhje.
Kërkoni arsyet pse seksi mund të ketë ndryshuar
Si ka qenë seksi? Si ishte intimiteti? Çfarë ka ndryshuar? Cilat janë mënyrat për ta zgjidhur?
Sa herë që dilni nga shtëpia (dhe ktheheni) vendosni për të pasur një puthje ose një përqafim
Nuk ka asnjë qëllim që kjo do të çojë në seks, ju vetëm mësoheni me idenë se mund të rifitoni intimitetin.
Fol se si je takuar për herë të parë më partnerin. Dhe bëj një përpjekje për t’u dukur bukur
Kaloni një mbrëmje duke biseduar për atë që ju pëlqente për personin tjetër. Ju mund t’i kujtoni njëri-tjetrit atë që ju tërhoqi të dyve së bashku. Bëjeni këtë natën e parë, pastaj natën tjetër, vishuni, dilni për një vakt dhe bëni një përpjekje për t’u ndier dhe për t’u dukur të veçantë.