Çështja Beleri ka shkuar deri në senatin amerikan. Këshilltari i Lartë i departamentit amerikan të shtetit Derek Chollet tha se kishin kërkuar nga ambasada amerikanë në Tiranë të paraqesë një tablo të qartë të asaj që ka ndodhur.
“Jemi informuar dje për këtë çështje si unë dhe asistent sekretari i shtetit Escobar nga ambasadori grek këtu në SHBA. Menjëherë pas kësaj bisede ne jemi lidhur me ambasadën amerikane në Tiranë që të na paraqesë një tablo të plotë rreth kësaj ngjarjeje seç ka ndodhur realisht atje”, tha Chollet.
Beleri prej 7 ditësh vijon të jetë në paraburgim, e ndërsa Greqia ka bërë deklarata të forta duke paralajmëruar masa për Shqipërinë nëse nuk reagon.