Mijëra dashamirës u rreshtuan sot në rrugët e Edinburgut ndërsa Mbreti Charles III mori bizhuteritë e kurorës së Skocisë, e cila u pasua me një incident të pakëndshëm.
Dy të reja u arrestuan duke protestuar dhe brohoritur “Jo mbreti im”.
Mbretit iu dorëzuan Nderimet e Skocisë në një Shërbim Kombëtar të Falënderimeve në Katedralen e Shën Giles pasditen e sotme. Pjesë e ceremonisë ishin Princi dhe Princesha e Uellsit, të njohur si Duka dhe Dukesha e Rothesay në Skoci.
Ndërkohë, protestueset bërtisnin “Jo mbreti im”. Dy të rejat, 20 dhe 21 vjeç, u arrestuan për shkelje të qetësisë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kapërcejnë barrierat e sigurisë.