Kampionët në fuqi të Bayern Munich fituan me goleadë kundër Werder Bremen 6-1 në takimin e javës së 14 të Bundesligës. Një paraqitje mjaft e mirë për sulmuesin gjerman, që realizoi trigolësh. Bavarezët e zgjidhën takimin që në 28 minutat e para, ku shënuan katër gola.
Për mbrojtjen mike ishte e pamundur që t’u bënte ballë vendasve që kaluan në avantazh në minutën e 6 të lojës falë Musiala. Përgjigjja e Werderit ishte e shpejtë. Pas katër minutash barazoi Jung. U duk se për bavarezët do të ishte e vështirë, por në vazhdim në 6 minuta u shënuan tre gola të tjerë.
Moting në të 18 gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Por në të 22, Gnabri i dha avantazhin kampionëve në fuqi. Katër minuta më pas, Goretzka e çoi rezultatin në 3-1. Në të minutën e 28 Gnabri realizoi golin e katërt për Bayern.
Në pjesën e dytë, vendasit u kujdesën që të menaxhonin rezultatin. Kjo është fitorja e pestë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Julian Nagelsmann, dhe ndeshja e 12 pa u mundur, që nga 17 shtatori kur u mposht nga Augsburg 1-0.
Pas 14 takimeve, Bayern ka sulmin më të mirë në historinë e kampionatit gjerman, me 47 gola, 1 më pak se rekordi i vendosur në sezonin 1976/77.