Luka Modric nuk është i vetmi emër i madh që refuzon ofertat ‘monstruoze’ nga Arabia Saudite. Rrugën e mesfushorit e ka ndjekur edhe shoku i tij te kombëtarja kroate, Marcelo Brozovic. 30-vjeçari është treguar besnik për momentin ndaj Interit, duke mos u bindur nga projekti i Al Nassr, pavarësisht pagës prej 23 milionë eurosh që iu premtua në sezon.
Por duket se Brozovic nuk do mbetet te Interi, pasi ky refuzim lidhet edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona. Spanjollët e duan prej kohësh nënkampionin e Europës për klube dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë pistë.
Ofertën e majme financiare nga Arabia Saudite e ka refuzuar edhe trajneri, Luciano Spalletti. Pasi shpalli kampion të Italisë Napolin, italiani gjendet pa skuadër, gjithsesi, Al Ahli me 60 milionë euro në sezon nuk ka arritur ta bind për të firmosur në Lindjen e Mesme. Gjasat janë që Spalletti të qëndrojë pushim për një sezon për t’iu rikthyer më pas një projekti ambicioz te ndonjë prej skuadrave Europiane.