Ekspertë të inteligjencës britanike kanë thënë se Moska po përgatitet të instalojë qasje luftarake në shoqërinë ruse, duke nisur mësime nëpër shkolla për armët dhe dronët, për nxënësit mbi 15 vjeç.
Britanikët shprehen se qëllimi kryesor nuk është krijimi i aftësive të reja, por kultivimi i një “kulture të patriotizmit ushtarak” në të gjithë popullsinë.
Duke filluar nga 1 shtatori, nxënësit rusë të klasave 10-11, do të trajnohen për përdorimin e pushkës, granatave dhe ofrimin e ndihmës së parë në luftë.
Ministria britanike e Mbrojtjes nxjerr çdo ditë përditësime për luftën e Rusisë në Ukrainë, ndërsa Moska e akuzon Londrën për përhapje të dezinformatave.